Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një
adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur
nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.
Sulmuesi,
Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës
Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.
Super
adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe
historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të
dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga
koncertet e saja të ardhshme.
Në një postim në rrjetin social
“Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që
janë lutur për jetën e Danielit.
“Pas gjithë këtyre gjërave që
kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion
shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga
Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj
të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një
mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e
para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të
buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.
Lajmi vjen 20 ditë pasi
Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të
shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas
vrau edhe veten.koha.net
Lidhja e saj me këngëtarin Pirro Çako
bëri bujë një vit më parë, duke qenë se ajo është plot 27 vjet më e
vogël se ai. Por, 21-vjeçarja Sisi Ujka nuk ndalet këtu. Siç shkruan
Panorama Plus, studentja e Shkencave Politike ka deklaruar se kërkon një
fëmijë nga Pirro gjatë këtij viti.
Aktualisht ata jetojnë së bashku në apartamentin e këngëtarit në
Tiranë, ndërkohë që mësohet se albumi i fundit i këtij të fundit, që
titullohet “Ashensor”, i kushtohet pikërisht Sisit.
Pas publikimit të këngës, Sisi duke postuar klipin “Ashensor” në
profilin e saj në Facebook, i drejtohet Pirros me fjalët: “Faleminderit
për këto fjalë kaq të bukura, zemër!”, duke njoftuar miqtë e saj se
kënga e tij e fundit i dedikohet asaj, një dhuratë për lidhjen e tyre që
e kanë kurorëzuar me bashkëjetesë në shtëpinë e Pirros në Tiranë.tung.ch