Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një
adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur
nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.
Sulmuesi,
Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës
Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.
Super
adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe
historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të
dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga
koncertet e saja të ardhshme.
Në një postim në rrjetin social
“Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që
janë lutur për jetën e Danielit.
“Pas gjithë këtyre gjërave që
kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion
shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga
Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj
të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një
mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e
para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të
buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.
Lajmi vjen 20 ditë pasi
Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të
shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas
vrau edhe veten.koha.net
estetika
Saturday, January 5, 2013
Dyshemeja prej qindarkash!
Dukej si alternativë më krijuese për të shtruar dyshemenë e Galerisë së
saj të re, Mel Angst, të quajtur “Artisan Tatoo and Coffee Gallery”, në
Pensilvani. Duke përdorur 250 000 qindarka, Angst dhe grupi i saj i
punës shpenzuan më shumë se 300 orë për të vendosur në vendin e vetë çdo
qindarkë. Rezultati: krijimi i jep galerisë një pamje të veçantë, nivel
të lartë artistik dhe shumë sharm dhe si bonus shtesë, Angst arriti të
kursente ca dollarë me këtë zgjedhje.Vetë artistja shprehet: “Zbulova që
shkon shumë më lirë t’i ngjis qindarkat në dysheme se sa të blej
pllaka”. I gjithë projekti kushtoi rreth 2500 $, sipas Angst dhe sipas
llogarive asnjë pllakë nuk do të kushtonte më lirë se aq, mbi të gjitha
nuk do të ishin aq të bukura sa fytyra e Abraham Linkolnit.Por çmimi nuk
ishte i vetmi problem, problemi qëndronte në gjetjen e personave që do
të bënin këtë punë. Duhej një grup vullnetarësh që të punonin 10 deri në
16 orë në ditë për 3 javë rresht. Për njerëzit që punuan në mënyrë
vullnetare nё shtrimin e dyshemesë, Angst iu bëri dhuratë nga një
tatuazh.
arenashqip.com
arenashqip.com
Mos flini me qen apo mace, do sëmureni keq!
Qentë dhe macet? Mbajini larg nga shtrati juaj. Kjo pasi, ekspertët kanë
paralajmëruar se edhe pse kanë një prani pozitive në jetën tonë, ato
mund të jetë burim i vërtetë infeksioni dhe sëmundjesh, nëse nuk merrni
masat e duhura. Në fakt, sipas hulumtimit të kryer së fundmi nga
Universiteti i Kalifornisë, janë disa infeksione apo sëmundje serioze që
qentë dhe macet mund të transmetojnë tek njerëzit nëse ata ndajnë të
njëjtin shtrat me ta. Kështu, studiuesit e Kalifornisë, përmendin rreth
kësaj raste të ndryshme, si ai i një fëmije 10-vjeçar në Arizona, të
cilit iu infektua keqazi një plagë pasi fjeti me qenin. Ndërsa një grua
angleze, u sëmur me meningjit nga qeni i saj. Sikundër, edhe një çift
është infektuar me MRSA (sëmundjen e shkaktuar nga stafilokoku), në
mënyrë të përsëritur, për shkak të pranisë së vazhdueshme të qenit nën
çarçafët e tyre. Por kjo nuk mbaron këtu. Lista e hartuar nga
studiuesit, përfshin gjithashtu sëmundje të tilla si qerja (një lloj
kërpudhe), sëmundje inflamatore, sëmundje zorrësh, ose edhe rënia e
dukshme e flokëve./arenashqip.com/
Çaji kamomil dhe limoni kundër djersitjes!
Gjatë muajve të verës, djersitja është dukuri e shpeshtë dhe normale, e
cila s’mund të parandalohet. Megjithatë ekzistojnë disa metoda se si ta
zbusni djersitjen në mënyrë natyrale.Mjafton të zieni një çaj nga
kamomili dhe në të të shtrydhni gjysmë limoni dhe të hidhni pak sheqer.
Çajin e përgatitur në këtë mënyrë pini çdo natë para se të flini.Kur
bëhet fjalë për grim, djersitja mund të shkaktojë shpërndarje të
pakëndshme të grimit dhe zhdukjen e tij. Gjatë periudhës së nxehtësisë
së madhe më së miri është të pushoni pak dhe t’i ikni grimit.Mund të
përdorni pak tush rezistentë ndaj ujit dhe balsam për buzë, e gjithsesi
ikni hijeve dhe buzëkuqeve.arenashqip.com
Dhurata Ahmetaj! Premierë- Unë ate e du(video)
Dhurata Ahmetaj ka lansuar këngën më të re të saj ''Unë ate e du'' në
kanalin Youtube. Së shpejti kësaj kënge do ja realizojë edhe
videoklipin. Dhurata është nën menaxhimin e Bleros, është ai i cili
mirret me projektet dhe karrierën e Dhuratës./10minuta/
Mehmet Ali Pasha tërheq vëmendjen e arabëve
Udhëheqësi i Egjiptit me origjinë shqiptare ishte i dyti më i lexuari në “Wikipedia”
Mehmet Ali Pasha, shqiptari i cili u bë mbret i Egjiptit dhe që konsiderohet nga shumë si themeluesi modern i këtij shteti, duket se ka tërhequr së fundmi vëmendjen e së gjithë botës arabe, e cila është zënë në zgripin e tranzicionit në Egjipt dhe kërkimit për një model të mirë. Sipas një studimi të kryer, lexuesit e enciklopedisë popullore në internet “Wikipedia” në gjuhën arabe, kanë lexuar para së gjithash artikullin mbi përmbysjen e regjimit të Hosni Mubarakut në vitin 2012 dhe në vend të dytë për nga numri i leximeve, është renditur pikërisht artikulli për Mehmet Ali Pashën. Studimi i “Wikipedia”-s u krye nga inxhinieri suedez Johan Gunnarsson, si pjesë e projektit “Wikitrends”. Artikujt më të lexuar në “Wikipedia” në disa gjuhë të rëndësishme u renditën nga më i vizituari deri te më pak i vizituari. Gjuha shqipe nuk është në listën e renditur.Studimi vëren dallime të stërmëdha në interesat e popujve të ndryshëm. Anglishtfolësit këtë vit kanë lexuar artikullin e “Wikipedia”-s për “Facebook” më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa japonezët kanë lexuar artikullin për një aktore porno.
Hua Shan, mali kinez që konsiderohet si shtegu më i rrezikshëm në botë për ecje në mal, ishte në krye të leximeve të artikujve në gjuhën holandeze.
Renditjet e kërkimit zakonisht tregojnë edhe interesat realë të popullatës. Në gjuhën perse, artikujt më të lexuar ishin ato për Iranin dhe për Teheranin, por edhe artikuj mbi seksin, rrethprerjen femërore dhe homoseksualitetin ishin në listën e dhjetë faqeve më të lexuara të republikës islamike. Në gjuhën arabe, artikulli kryesor për Egjiptin zuri vendin e parë pasuar nga ai për Mehmet Ali Pashën. Ai ishte komandanti i ushtrisë osmane, i cili u bë sundimtar i Egjiptit më 1805 dhe nga shumë konsiderohet si “themeluesi” i shtetit modern.
Shqiptarët kanë qeverisur në emër të Perandorisë Osmane pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut, përfshirë Egjiptin, Libinë e sotme, Sirinë e rajone të tjera, por Mehmet Ali Pasha konsiderohet veçmas të tjerëve, për shkak se modernizoi ekonominë dhe ndërtoi një flotë detare të konsiderueshme. Ai e filloi karrierën si një bylykbash, (taksambledhës) dhe e fuqizoi shtetin e Egjiptit përmes krijimit të një monopoli ekonomik, ku fillimisht vendosi taksa qëllimisht të larta, gjë që solli konfiskimin e tokës private dhe detyrimin e fshatarëve të shisnin prodhimet e veta te shteti. Kjo i dha mundësi shtetit të rishesë prodhimet e fshatarëve në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, duke krijuar një buxhet të konsiderueshëm që shërbeu për reformimin e ushtrisë dhe ndërtimin e infrastrukturës. Brenda tri dekadash, ai arriti të ndërtojë një industri të rëndësishme në Egjipt dhe u kthye në problem për Britaninë e Madhe, e cila krijoi një aleancë ndërkombëtare dhe e shpartalloi flotën egjiptiane gjatë luftës për pavarësinë e Greqisë. Ai njihet edhe si personi që dërgoi shumë egjiptianë për shkollë në Europë, gjë që i dha themelin një lëvizjeje letrare në këtë vend.
Bota arabe është aktualisht në kërkim të një shembulli për të ndjekur pas rrëzimit të diktaturave laike në shumë vende, ku alternativat përfshijnë krijimin e shteteve islamike kundrejt krijimit të demokracive të bazuara tek ekonomia e tregut.arenashqip.com
Bosnje, motrat takohen pas 72 vitesh falë facebook-ut!
SARAJEVË- Dy motra boshnjake, të cilat kishin humbur
kontaktet para 72 vitesh, u takuan për herë të parë që prej Luftës së
Dytë Botërore, falë “Facebook”-ut, edhe pse ato kishin jetuar gjatë
gjithë kësaj kohë vetëm 200 kilometra larg nga njëra-tjetra, bënë të
ditur sot burime mediatike vendase.
“Hedija Taliç, 82 vjeç dhe motra e saj Tanija Deliç, 88 vjeç, u takuan pak ditë më parë për herë të parë që nga viti 1941″, theksuan burimet mediatike vendase.
Taliç, e cila ishte 11 vjeçe në atë kohë dhe mbante mbiemrin e familjes Budimliç, humbi kur familja e saj u largua nga vendlindja në veriperëndim të Bosnjës në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Pas luftës, më tregonin se familja ime ishte vrarë, të tjerë më tregonin se kishte shkuar në SHBA. I humba të gjitha shpresat”, deklaroi ajo për mediat.
Më pas, ajo u zhvendos në rajonin e Tuzlës, në verilindje të vendit, ndërsa motra e saj jetonte në veriperëndim të Bosnjës, rreth 200 kilometra larg saj. Të dy motrat u takuan falë “Facebook”-ut./BalkanWeb
“Hedija Taliç, 82 vjeç dhe motra e saj Tanija Deliç, 88 vjeç, u takuan pak ditë më parë për herë të parë që nga viti 1941″, theksuan burimet mediatike vendase.
Taliç, e cila ishte 11 vjeçe në atë kohë dhe mbante mbiemrin e familjes Budimliç, humbi kur familja e saj u largua nga vendlindja në veriperëndim të Bosnjës në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Pas luftës, më tregonin se familja ime ishte vrarë, të tjerë më tregonin se kishte shkuar në SHBA. I humba të gjitha shpresat”, deklaroi ajo për mediat.
Më pas, ajo u zhvendos në rajonin e Tuzlës, në verilindje të vendit, ndërsa motra e saj jetonte në veriperëndim të Bosnjës, rreth 200 kilometra larg saj. Të dy motrat u takuan falë “Facebook”-ut./BalkanWeb
Subscribe to:
Posts (Atom)