Saturday, December 29, 2012

Perimet që ju ndihmojnë të humbni në peshë

Ka disa perime që kanë veti të larta ushqyese, por të ulët të kalorive. Këto mund të jenë formë e dietës suaj në humbjen e peshës.Jo gjithmonë duhet të mendoni vetëm zarzavatet, poashtu edhe perimet e ngjyrave të tjera mund të ju ndihmojnë në humbje të peshës. Ato poashtu mund të kenë veti veti ushqyese. Tani si duhet të zgjidhni në mes të perimeve që keni në dispozicion.
Edhe pse të gjitha perime kanë veti të ulëta të kalorive sesa ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e gatuara, e njejta nuk është e vërtetë në lidhje me përbajtjen e tyre karbohidrate. Janë disa lloje të perimevetë cilat kanë nivel të lartë të karbohidrateve të cilat duhet shmangur si : patatet. misri , bizelet, të gjitha llojet e rrepave etj. Perimet të cilat përmbajnë sasi të ulët të karbohidrateve: lakra, specat, brokoli, sallatat, perimet e detit, kungujt, patëllxhanat, preshi, këpurdhat dhe bamjet.
Ka edhe disa lloje të perimeve që edhepse kanë përmbajtje të ulët të karbohidrateve, ato kanë përmbajtje të lartë të fibrave. Edhe pse të gjitha perimet kanë këtë përmbajtje, ka disa që kanë më shumë se të tjerat:
Perimet që janë të pasura me fibra:
-karrota,
-spinaqi,
-lakëra Bruksel,
-gatimet me fasule dhe bizele.
Ju mund të zgjidhni një kombinim ideal në mes të këtyre ushqimeve, duke mos lënë anash kënaqjen dëshirave tuaja, në mënyrë të rritjes së motivimit.Mbani një regjim në ushqim me kalori dhe kohë pas kohe të përfshijë edhe ushqimet e juaja të preferuara./10minuta/

No comments:

Post a Comment