Kosova
ka marrë tashmë një tjetër perceptim për artin e pikturës. Pas kursit
të pikturës në universitetin amerikan, tashmë ajo e shikon ndryshe
dëshirën e saj të madhe për të pikturuar.“Piktura është mënyra ime për t’u shprehur. Çdo artist ka një mënyrë për të shprehur vetveten. Unë mendoj se dhe shkenca ka mënyra për të shprehur vetveten, por më mirë kjo bëhet me art. Pas kursit që zhvillova, fillova ta shikoj ndryshe pikturën. Profesoresha ime ishte e re dhe na ka mësuar metoda bashkëkohore të të pikturuarit. Mendoj se ka qenë një ndihmë e madhe, sepse mënyra se si i shikon gjërat kur nuk merresh me art është ndryshe nga profesionistët.
Prindërit e saj, Isai dhe Majlinda, tregojnë se dëshira e Kosovës për pikturën ka vazhduar njëkohësisht me dashurinë për matematikën dhe fizikën. “Si studente shqiptare në Amerikë, Kosova na ka nderuar ne si prindër duke u renditur ndër të parat për rezultatet e saj në universitetin ku studioi. Kështu vendosëm t’i bëjmë një surprizë me këtë ekspozitë.
Para një viti ne ishim në universitetin e saj dhe drejtuesja na tha se vajza ishte në vendet e para të katalogut që ata botonin në përfundim me studentët më të mirë të këtij universiteti”, thonë prindërit. Bardha Nergjoni/gazeta-shqip.com/.

No comments:
Post a Comment