Monday, December 31, 2012

Macja që i shkon ish-të zotit me dhurata përditë te varri

Që kur i ka vdekur i zoti, pak më shumë se një vit më parë, Toldo, macja 3-vjeçare në ngjyrë bardhë e gri, çdo ditë i shkon tek varri. Siç tregon Corriere della Sera, merr me vete peceta, degë dhe shkopinj, gota plastike, si dhurata të vogla, dhe i çon tek varri i Renzo Iozzelli, i cili vdiq në 22 shtator të 2011, në moshën 71 vjeç. Renzo ishte shumë i lidhur me Toldo, e pati marrë atë në një karvan macesh, kur macja ishte 3 muajshe. Nëse nuk do të kishte shumë dëshmitarë, që përditë vërejnë macen se ç’bën, kjo do të dukej si një histori e dalë nga imagjinatat e Walt Disney.
Por në fakt gjithçka është e vërtetë. E tregon këtë edhe vejusha e Iozzelli, zonja Ada, dhe e pohojnë dhe shumë të tjerë. «Edhe sot — rrëfen zonja Ada — kam shkuar te varri dhe Toldo më erdhi nga pas. Rrugës, një njeri që njoh, më tha se, sot herët, macja kishte qenë dhe një herë aty».
/Shekulli Online/M.A./

No comments:

Post a Comment