Saturday, December 29, 2012

Lacio, zhgënjim total nga Lorik Cana

Mesfushori kosovar Lorik Cana është vlerësuar me notën “mbetëse” te skuadra e Lazios për vitin 2012.
Cana, 29-vjeçar, është vlerësuar me notën 5.5, pasi këtë edicion nuk e ka gjetur veten në përbërjen e parë të trajnerit Vlladimir Petkovç. "Erdhi te Lazio si lider, por nuk arriti ta dëshmojë veten si në ligat tjera ku ai ka bërë karrierë. Pati vështirësi të gjente vend në mesfushën e Lazios, dhe kryesisht këtë edicion u vendos në mbrojtje nga Petkoviç. Megjithatë, Cana nuk është dorëzuar dhe po lufton për një vend titullari", shkruan web faqja sportive italiane. Cana këtë edicion ka regjistruar nëntë paraqitje në Serin A dhe në tetë prej tyre është si "rezerv".
/Shekulli Online/E.Sh/


No comments:

Post a Comment