Monday, December 31, 2012

Braçe: “Berisha i jep 1 milion dollarë Spitalit Amerikan”

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, ka bërë akuzën e fundit ndaj Kryeministrit Sali Berisha sot në ditën e ndërrimit të viteve nëpërmjet faqes së tij në Facebook. Sipas Braçes, Berisha ka lënë pa para para dhe tetraplegjikët, por ka nxjerrë nga fondi rezervë i qeverisë pikërisht këto ditë 1 milion dollarë për Spitalin Amerikan. Ja mesazhi i plotë akuzues i Braçes në Facebook: 

“1 milion dollarë është pagesa e fundit e Sali Berishës këtë vit!! Ka lënë pa bukë prej 2 muajsh para e tetraplegjikë, të verbër e të tjerë invalidë. Por ka nxjerrë nga fondi rezervë i qeverisë 1 milion dollarë dhe ia ka dhënë Spitalit Amerikan, dmth biznesit shqiptaro-turk, si Fatura të Papaguara të Spitalit Ushtarak në Tiranë!!! Tani, 4 ditët e fundit të vitit!! S’kanë faj! E kanë si shtëpinë e tyre!! Kanë shkatërruar spitalet publike dhe tani paguajnë privatët!! Po njerëzit? Për ta s’mendon kush!!”, thuhet në mesazhin e deputetit të PS-së, Erion Braçe.


/Shekulli Online/M.A./

No comments:

Post a Comment