Monday, December 31, 2012

Kosovë, Thaçi pret futbollistin Granit Xhaka: Jemi krenarë

PRISHTINË - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim futbollistin shqiptar që luan në Kombëtaren zvicerane, Granit Xhaka.

Kryeministri Thaçi dhe Xhaka biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovar, e veçmas për futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar me këtë rast Xhaka si dhe të gjithë futbollistët që luajnë në ekipet më të njohura të botës në futboll, për rezultatet e arritura dhe imazhin e mirë që kanë krijuar për Kosovën.

“Dua të besoj se edhe Kosova shumë shpejt do të ketë të drejtën për pjesëmarrje në garat kualifikuese, por edhe në kampionatet e ardhshme evropiane dhe botërore. Loja juaj e shkëlqyer në ekipet botërore, na ka bërë gjithmonë të ndihemi krenarë me ju”, tha kryeministri Thaçi.

Edhe me këtë rast, kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë, si dhe të vazhdojë punën e nisur për anëtarësimin e federatave sportive në asociacione ndërkombëtare të sportit.

Nga ana e tij, futbollisti Xhaka premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovar.

(er.nu/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment