Monday, December 31, 2012

Viti i Ri 2013 mbërrin në Zelandën e Re!

Me spektakël fishekzjarresh, Neo Zelandezët pritën vitin e ri 2013. Aukland ishte qyteti kryesor botëror ku kamerat botërore u përqendruan për të parë festimet për Vitin e Ri në Zelandën e Re.

Ndërkaq qindra mijëra njerëz u mbledhën në qytetin e Sidneit në Australi për të pritur fillimin e 2013-ës ku u zhvillua një shou me fishekzjarre, më i shtrenjti në botë.

Më shumë se një miliard shikues të televizionit pritet të shohin ekspozenë miliona dollarëshe me fishekzjarre, të cilët do të shkrepen rreth urës Harbor në Sidnei. Ndërsa po afrohet mesnata në Azi, përgatitjet për Vitin e Ri po i bëjnë Kina, Japonia e Korea Jugore.

Në Mianmar, junta ushtarake i ka ndaluar të gjitha fishekzjarret për Vitin e Ri dhe ka thënë se kush kapet duke i shitur ato, përballet me dënime të egra. Duke shkuar kah perëndimi, në Nju Jork, afër 1 milion njerëz pritet të mblidhen për festimin tradicional në Time’s Square.
(m.a/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment