Sunday, December 30, 2012

Niset tek e dashura, harron pasaportën në shtëpi

Momenti më i keq që mund të ndodhë është nisja për në udhtëtim duke harruar pasaportën në shtëpi e kjo gjë, i ka ndodhur këngëtarit, Harry Styles.
Ylli i grupit, “One Direction”, të premten në mengjes, ishte nisur për t’a vizituar të dashurën e tij, këngëtaren, Taylor Swift në Boston, me rastin e festave por, kur ai mbërriti në aeroport, pa se nuk e kishte pasur pasaportën me vete.
E duke qenë i famshëm, pa dyshim lehtësirat i erdhën menjëherë. Dikush u angazhua që atij t’i sjellë pasaportën ani pse shtëpia e tij ishte 180 milje larg aeroportit e më pas, ai u nis për Boston pas tetë orësh.
Tetë orë pritje në aeroport pa dyshim qe ka qenë të mërzitshme për të por, në fund të fundit, ai arriti që të takohet me Taylor për te kaluar kohë së bashku për festat e fundvitit.
Çifti bënë publike lidhjen e tyre para disa javësh, ndërkaq, janë ta pakta rastet kur ata i shohim larg njëri tjetrin edhe pse Harry shumicën e kohës ndodhet në Londër kurse Taylor në Los Angelos./Indeksonline/


No comments:

Post a Comment