Monday, December 31, 2012

Hajredin Bala i rikthehet Kosovës

Është liruar të hënën Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës, pas dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Ai në paraqitjen e tij të parë, para mediave, ka deklaruar se privimi i tij nga liria për tërë këto vjet ka qenë i padrejtë. Edhe pse Tribunali i Hagës ia fali tri vjet nga dënimi, ai nuk mendoi vetëm për vete, por edhe për shokët e tij, për të cilët tha se pa lirimin e tyre nga burgjet as ai vetë nuk e ndjenë lirinë e plotë, transmeton “KosovaPress”.
Kurse për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjykimi dhe dënimi i tij ka qenë kryekëput politik dhe është bërë sa për t’i kënaqur apetitet e Serbisë dhe për ta balancuar luftën e pastër të UÇK-së me gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë.
“Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë ku mu mor liria padrejtësisht vetëm që e mbrojtëm këtë vend. Por edhe pse erdha sot, dikush e mendon se ndjej ndonjë farë kënaqësie, jo. Shokët nëpër burgje, Kosova e pavarur..., nuk beson se ka”, ka thënë Bala i emocionuar dhe për t’u përballur më pas me shumë përqafime në dalje. /Telegrafi/
 

No comments:

Post a Comment