Monday, December 31, 2012

Tribunali i Hagës mbyllë Zyrën në Kosovë dhe Kroaci

Zyra e Tribunalit të Hagës është mbyllur në Kosovë dhe në Kroaci. Ndërkaq, zyrat në Beograd dhe në Sarajevë do të vazhdojnë të jenë të hapura. Kështu thuhet në njoftimin e Tribunalit të Hagës.
“Unë u jam mirënjohës stafit të dy zyrave ndërlidhëse të cilët gjatë viteve kanë punuar në mënyrën më të përkushtuar dhe kanë ofruar mbështetje esenciale për punën e Tribunalit”, ka thënë presidenti i Tribunalit të Hagës, gjyqtari Theodor Meron. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment