Sunday, December 30, 2012

Çfarë dhurate i bëri Johnny Depp të dashurës së tij?

Los Angeles, 30 dhjetor – Pasioni që ka Johnny Depp për Amber Heard duket haptas. Aktori hollivudian duket se është kokë e këmbë i dashuruar. Pas një bizhuterie me vlerë 10 milionë dollarë, këtë herë ai i bëri një dhuratë prototip, që as nuk mund t’i shkonte në mendje Amberit!

Depp e “pagëzoi” me emrin e saj një plazh në ishullin e tij privat “Little Hall Pond Cay” në Bahame. Dhe jo vetëm kaq, por këtë e bëri në mënyrën më romantike duke shkruar “Amber” mbi rërë.

“E pa ishullin nga larg dhe vërejti se një plazh ngjante me pjesë të trupit të aktores bionde. Edhe pse nuk duket, Depp është mjaft romantik. Tani po shijon pushimet në Bahame bashkë me Amberin, e cila u entuziazmua nga kjo lëvizje e tij e ëmbël”, u shpreh një burim pranë aktorit./koha.net/

No comments:

Post a Comment