Sunday, December 30, 2012

Sinani e Seldi, pushime milionerësh

Dihej që sidomos tani që është periudhë festash, por edhe pas publikimit të duetit të radhës Sinani e Seldi do të “mbyteshin” në punë. Mirëpo siç duket ata kanë arritur të organizohen edhe për të pushuar. Vetëm se në këtë rast nuk flasim për pushime normale, por nga ato të shtrenjtat...

Aktualisht dy këngëtarët simpatikë ndodhen në Australi në Surfers Paradise, Queensland për një turr koncertesh dhe siç bëjnë yjet hollivudianë, kohën e lirë ata po e kalojnë në resortet e hotelet më të shtrenjta të vendit.

Nga fotot që kemi marrë në profilet e secilit, këngëtarët i shohim nëpër darka luksoze, shëtitje me jaht... Zbuluam edhe një tjetër detaj interesant. Si pjesë e argëtimit ata u futën si të ftuar në reality show-n e vendit “Big Borther”...

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment