Sunday, December 30, 2012

Vras për një burrë si Berluskoni

Modelja malazeze, Katarina Knezheviç, tashmë është shfaqur në media falë deklaratës së saj të vitit të kaluar, ku kishte thënë se është fejuar me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ndërsa intervista për revistën italiane “Fatto” e ka kthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Këtë herë pohon se pikërisht ajo është gruaja e jetës së tij dhe jo Francesca Pascale, për të cilën kaq shumë po shkruhet.
"Unë jam femra e jetës së tij dhe fejesa me Francescan është vetëm një farsë mediale. I përshtatet, sepse kështu po grumbullon pikë politike. Për një mashkull të tillë jam e gatshme të vras. Do të vdisja për të", tha e çuditshmja Katarina dhe shtoi se Berlusconi vazhdimisht e quan dashurinë e tyre më të madhe edhe se vetë Italia.
Njerëzit e afërt me pronarin e Milanit, Berlusconi, por edhe hetuesit të cilët kanë zhvilluar hetimet për servimin e vajzave të reja për ish-kryeministrin italian, pretendojnë se 22-vjeçarja malaziase ka e luajtur mendsh.
/Shekulli Online/E.Sh/

No comments:

Post a Comment