Saturday, December 29, 2012

Si të trajtohen flokët problematik

Për ti pasur flokët gjithmonë në rregull sigurisht duhet tu kushtohet kujdes, nuk thuhet kot se flokët janë gjysma e bukurisë. Probleme me flokë kanë më së shumti flokët em yndyrë. Nëse keni flokë të yndyrshme nuk duhet të bë shumë panik. Ka zgjidhje edhe për këtë:
-Flokët bëhen kështu përshkak të një çekuilibri, në gjëndrrat yndyrore, ku flokët pasi disa orëve pasi janë larë duken prapë të palara.
-Thuhet se edhe mund të jetë gjenetike mirëpo stresi, ushqimi jo i mirë e me yndyrë, lodhja, shampot jo adekuat e rrisin edhe më shumë yndyrëm e flokëve.
Për këtë lloj të flokëve duhet të përdoret shampon i posaçëm, dhe me këtë rast duhet të përdoret një sasi e vogël dhe të shpërlahet menjëherë.
Gjërat që duhet ti shmangni:
-përdorimi i ujit të nxehtë,
-tharëja e flokëve me tharëse,
Për të përmirësuar kualitetine flokëve duhet ti bëni masazh kokës përpara se të përdorni shamponin, në fund t'i shpërlani flokët me ujë ftohtë, si dhe përdorimi i maskave natyrale. Kjo maskë dueht të përgaditetet vet: në një enë Në një enë hidhni një grusht argjile pluhur përzieni me pak uthull të holluar me ujë sa të arrijë një masë homogjene. Maska duhet aplikuar në flokë dhe duhet lënë të veprojë për 10 minuta, duhet shpëlarë me ujë jo të nxehtë dhe pastaj duhet vazhduar me larjen e tyre me shampo./10minuta/

No comments:

Post a Comment