Sunday, December 30, 2012

Pse janë të preferuar trajtimet me vaj

E keni pyetur veten përse kanë bërë kaq bujë trajtimet me vaj? Më poshtë do t’ju tregojmë se përse janë kaq të njohura këto trajtime dhe si mund t’i përgatisni vetë. Nëse jeni duke menduar nëse duhet të trajtoni flokët me vaj ose jo, ju sugjerojmë që më parë të keni një informacion të përgjithshëm për efektet që ka ai.
Së pari ka shumë efekte të mira që e bën këtë maskë si një zgjedhje e mirë për të trajtuar flokët çdo javë, pavarsisht faktit që mund të keni flokë të thatë apo të yndyrshëm. E rëndësishme është që të keni flokë të shëndetshëm, me shkëlqim, dhe të butë si mëndafsh duke eleminuar kështu perfundimisht pamjen e çrregullt dhe maja të dëmtuara.
Mbi të gjitha, nëse do kujdeseni vetë për flokët tuaj duke përgatitur maska në shtëpi atëherë nuk do keni më probleme të tilla. Të zgjedhni vajin e duhur është hapi i parë kryesor që ju të trajtoni flokët. Vaji është zgjedhja më e mirë, dhe më e zakonshme ndoshta dhe për shkak se nuk është shumë i kushtueshëm. Një zgjidhje tjetër mjaft e mirë është edhe vaji Jojoba, sepse risjell flokët në formen e tyre. Vaji arre kokosit është një tjetër përbërës i cili ju dhuron shkëlqim, vaji i ricinit i bën flokët e fortë, dhe rezistent ndaj këputjes, ndërsa vaji avokados është shumë i mirë për të eleminuar ashpersimin e tyre.
Ju mund të zgjidhni vajin sipas kërkesave që keni, gjithnjë varet tek tipi i flokëve dhe çfarë i nevojitet atyre. Nëse eksperimentoni me lloje të ndryshme vaji mund të jetë gjëja më e mirë që mund të bëni sepse kështu flokët do të ambientohen me trajtimet.
Zgjidhni vajin tuaj të preferuar, hidheni në tas dhe vendoseni në mikrovale të pakten për 1 minutë. Ngrohja në mikrovale është shumë e rëndësishme për vajin e arrë kokosit sepse ai është i trashë. Kujdes, vaji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë kur t’a vendosni mbi skalp. Mjafton t’a prekni me majat e gishtave, nëse mund t’a duroni mund t’a vendosni në kokë, nëse është shumë i ngrohtë atëherë lëreni të ftohet. Ju mund të trajtoni flokët vetem me një lloj vaji, ose mund të bëni një miksim vajrash. Lyeni flokët dhe pastaj vendosni një kapuçplastik për të mos ndotur ambientin dhe që flokët të marrin më mirë esencen e vajit. Këtë trajtim e lini të qëndrojë mbi flokë të pakten 1 orë dhe pastaj lani koken siç bëni zakonisht./keshilla.net

No comments:

Post a Comment