Monday, December 31, 2012

Ledina, këngë për tregun evropian

Këngëtarja Ledina Çelo, e cila së fundmi ka publikuar baladën e titulluar “Më ndez”, ka paralajmëruar një tjetër këngë, që i dedikohet tregut evropian.
Ajo ka disa vite që jeton në Gjermani, ku bashkëshorti i saj ka prej vitesh një biznes, ndërsa lëvizjet e saj janë shumë të shpeshta në Shqipëri dhe Kosovë.
Në vendin ku këngëtarja po rrit djalin e saj të parë, tashmë po vazhdon edhe karrierën muzikore, duke publikuar edhe këngë në aglisht.
 “Së shpejti promovoj dhe një këngë tjetër në anglisht për tregun europian. Qëllimi i produksionit që unë bashkëpunoj është që këngët dhe emri im të jetë i pranishëm në çdo ‘chart’ apo edhe në rrjete të ndryshme sociale,” ka thënë ajo për mediat shqiptare, duke shtuar se  kënga është primare, dhe nëse menjëherë ajo pëlqehet dhe bëhet hit është shumë mirë, por kjo nuk është dhe aq e lehtë. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment