Sunday, December 30, 2012

Tre familje mbretërore kërkuan dorën e Anxhelës

Fotomodelja shqiptare Anxhela Martini, e cila jeton në Nju Jork, në paraqitjet e saj në media, nuk përmend shpesh familjen.
Babai i saj është inxhinier i talentuar ndërsa nëna është pedagoge, e dekoruar me çmimin prestigjioz “Unesco”. Anxhela ka edhe një vëlla, me të cilin duket të jetë shumë e lidhur.
Është vëllau i saj më i madh, Blerti Ceprati, ai që ka zbuluar disa sekrete më shumë për jetën e saj personale që nga fëmijëria në Shkodër dhe tashmë për jetën e saj në Nju Jork. Ai tregon për tri propozimet për martesë, që i janë bërë asaj nga familje mbretërore në botë.
I pyetur nëse është martesa në planet e saj, dhe a ka marrë ndonjë propozim të veçantë për martesë vetëm për shkak të famës, Blerti ka thënë:
"E vërteta është që Angela është e kërkuar në të gjithë botën. Për propozime të veçanta që më pyesni, do të veçoja faktin që mbi tri familje mbretërore në botë janë munduar të krijojnë kontakt me të apo familjen tonë, por që motra i ka refuzuar."
Tutje, duke folur për ''Panorama'', ai ka shtuar: "Nuk mund t’i përmend emrat e familjeve mbretërore për të respektuar seriozitetin e tyre dhe konfidencialitetin që na kanë kërkuar. Për sa i përket arsyes së refuzimit, e ka bërë sepse motra ime në dashuri ndjek gjithmonë zemrën e saj, dhe ajo do shkonte aty ku respekti dhe dashuria do të ekzistonte. " /Indeksonline/


No comments:

Post a Comment