Monday, December 31, 2012

Hillary Clinton shtrohet me urgjencë në spital, dyshohet trombozë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është shtruar me urgjencë në Presbiterian Hospital të New York-ut, pasi dyshohet për trombozë. Në vijim të disa ekzaminimeve, në fakt, mjekët kanë zbuluar një mpiksje gjaku për shkak të hemoragjisë cerebrale, që ish- first lady pati kur u rrëzua 15 dhjetorin e kaluar. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, Clinton – siç ka shpjeguar zëdhënësi i saj, Philppe Reines – i është nënshtruar menjëherë një terapie antimpiksjes së gjakut dhe është mbajtur nën kontroll për 48 orë. 

"Mjekët janë duke monitoruar situatën dhe do të vendosin nëse do të jetë e nevojshme të ndërhyjnë më tej”, ka informuar Reines. Ka që nga ditët e para të dhjetorit që sekretarja e Shtetit nuk shfaqet në publik, duke ushqyer dyshimet mbi gjendjen e saj shëndetësore. Problemet e Clinton, 65 vjeç, kanë nisur në 10 dhjetor, kur një virus gastrointestinale e shtrëngoi të anulonte udhëtimin e saj në Marok për të marrë pjesë mes të tjerave në mbledhjen e grupit të Vendeve Mike të Sirisë, që mbahej në Marrakesh.

Në 15 dhjetor, dhimbje mesi: një rrëzim në shtëpi për shkak të një marrje mendsh prej dehidratimit, i shkaktoi një hemoragji cerebrale. Një traumë nga e cila ka ardhur dhe mpiksja e gjakut, që tashmë sjell shqetësim dhe për të cilën është shtruar me urgjencë në spital. Rrethi i familjes Clinton ka vijuar të sigurojë se ditët e fundit shëndeti i Clinton është i mirë dhe në përmirësim, ndërkohë që programohej që së shpejti ajo të përfundonte impenjimet e fundit, për t’i dorëzuar detyrën John Kerry-t. Mes impenjimeve të shpejta, dëshmia e saj në Kongres mbi “çështjen Bengasi”, sulmin në konsullatën amerikane në Libi, që u kushtoi jetën katër amerikanëve, edhe ambasadorit Chris Stevens.

Por rreth gjendjes së shëndetit të Sekretares së Shtetit kanë vijuar në javët e fundit zërat më dëshpërues, atë të një tumori në tru – kundër të cilit Clinton po lufton prej muajsh – lajm i botuar nga një gazetë skandalesh, The National Enquire. Kjo hipotezë, e përgënjeshtruar prerë nga i njëjti zëdhënës i Hillary-t. Gruaja më popullore e Amerikës sipas sondazheve – edhe më tepër se first lady aktuale Michelle Obama – ka shumë që e shohin si kandidate për Shtëpinë e Bardhë në 2016-n, në fund të mandatit të Barack Obama-s. Edhe pse ajo nuk është çekuilibruar kurrë në këtë kuptim.

/Shekulli Online/M.A./

No comments:

Post a Comment