Sunday, December 30, 2012

“X Factor Albania 2”, nje nate festive ne TV Klan

X Factor Albania 2”, nje nate festive ne TV Klan Nje nate festive ishte ajo e dites se diele, ne talenshoun me te ndjekur nga te gjithe shqiptaret “X Factor Albania”. Hitet boterore kushtuar Krishtlindjeve, kane qene lajtmotivi i nates se dyte te liveshow-t, ne garen e zerave me te mire te ketij edicioni ne televizioni Klan. Nga Kanita e vogel me interpretimin e kenges aq te njohur “Halleluja”, tek Petro, apo grupi “Natyral”, Harry, Suela, Aldo, Egzona e deri tek kenga kolektive e 16 konkurrenteve, qe sollen feste ne shtepite e shqiptareve dhe duke shperndare edhe mesazhet e kesaj feste, qe eshte dashuria mes njeri-tjetrit dhe paqja. Keto mesazhe jane percjelle nga konkurrentet, kudo neper Shqiperi, ne Kosove permes “Klan Kosova e ne Maqedoni permes Alsat televizion. Superspektakli edhe kete te diele ne prezantimin e Alketa Vejsiut dhe regjine e Vera Grabockes, megjithese me nje orar te zgjatur, mbajti te mberthyer pas vetes publikun, qe i ndoqi per gati 4 ore rresht. Nderkaq komentet ne faqen zyrtare te “X-Factor Albania”, kane vijuar deri ne oret e para te mengjesit, ku disa shprehnin keqardhjen e tyre per vajzat e larguara dhe nje numer i madh fansash, mbeshtesnin fituesen e sfides.

Juria

Energjike, me plot batuta dhe shume kompetitive, jane shfaqur edhe gjate kesaj jave anetaret e jurise Pandi Laco, Tuna, Soni Malaj dhe Alban Skenderaj, te cilet kane garuar po aq fort edhe sa finalistet mes njeri-tjetrit, duke percjelle sa emocione aq edhe grinte, ne panelin e jurise.

Gara

Dukej se atmosfera e Krishtlindjeve, nuk e zbuti aspak shpirtin luftarak te konkurrenteve, te cilet edhe pse tanime kane krijuar miqesi me njeri-tjetrin, kur hipin ne skene jane te gjithe per te njejtin qellim, pra fitimin e ketij superspektakli. Ka qene grupi i vajzave “Foxy lady’s”, qe tanime kane hequr dore nga endrra per te qene fitueset e ketij edicioni te talenshow-t “X-Factor Albania”. Vajzat dolen ne perballje me Shkelqesen ne show down, ndersa sfida ka qene tejet e veshtire. Te dielen e ardhshme, “X Factor Albania”, do te beje pushim per te ardhur ne naten e pare te vitit 2013, pikerisht ne daten 1 janar, ne nje tjeter feste muzikore, qe do te percjelle gezimin e Vitit te Ri, tek te gjithe shqiptaret!/koha jone.com

No comments:

Post a Comment