Sunday, December 30, 2012

Pesë ushqimet fajtore që ndikojnë në plakje

Ushqimi është karburanti ynë i cili na jep enërgji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur. Kemi ndarë 5 ushqimet e tilla, të cilat i nevojiten menusë suaj, por në sasi të moderuara, që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum. Sheqeri i bardhë
Truri juaj ushqehet me glukozë. Megjithatë, për dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruaje rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullim të gjakut. Prandaj pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj. Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë. Ndiheni të dobet, i’u dhëmb koka, dhe nuk mund të përqëndroheni.
Shumë studime kanë vertetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, dhe e quajnë “vrasës të bardhe”. Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen. Kaloni në drithëra integrale, pemë dhe perime – në karbohidratet që lirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar. Është shumë i dëmshëm edhe për lëkuren pasi ka aftësi t’i ngjitet kolagenit duke shkatërruar qelizat e saj.
Kripa
Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor. Ajo është melmesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuar: perimet e konservuar, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa. Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rinine tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen. Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më shumë se 3 grame kripë në ditë. Njësoj si sheqeri është shumë i dëmshëm edhe për lëkuren pasi ka aftësi t’i ngjitet kolagenit duke shkatërruar qelizat e saj.
Qumështi i lopës
Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe protëina, ai po ashtu aktivizon katër proçese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllek ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mos balançim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit. Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktoze) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjërat e njelmëta. Filloni të pini qumësht të dhise apo të delës sepse është më i pasur më vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela, osë qumësht bajamesh i cili është më i miri botë pasi ka 0 yndyrë dhe shumë Vlera ushqyese. Kalçiumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethë të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat.
Mishi
Proteinat nga mishi janë të nevojshmë për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon të gjithë pesë proçeset e plakjes. Është i pasur me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik. Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fergimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri të stresi oksidativ. Në menunë tuaj lë të gjëndet më shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash. Burimet tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat. Nëse hani mish, shmangeni në variant të ferguar, si dhe proshuten, suxhukun dhe hamburgerët.
Yndyrat e këqija (yndyrnat e përpunuara)
Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave. Nëse ajo shtresë e jashtmë përbëhët nga yndyrat e mira Natyrale, kjo mund t’i ndihmoje qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin. Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të keqija, ai proçes është i dobësuar. Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshire rënien e cilësisë së lëkurës, inflamacionet, alergjitë. Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjëndën në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje.
Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kalter, avokado, produktet e dhisë dhe delës, sojë,  arra dhe bajame. Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.
Burimi: infoalbania.org

No comments:

Post a Comment