Monday, December 31, 2012

Shkodër, të shtëna armësh në prag të Vitit të Ri, dy të vrarë, një i plagosur

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga Viti i Ri 2013, një ngjarje e rëndë trondit qytetin e Shkodrës.

Të shtëna armësh janë regjistruar në fshatin Hot i Ri vetëm pak kilometra larg qytetit.

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, për shkaqe ende të panjohura. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Policia e mbërritur në vendngjarje konfirmoi se njëri prej viktimave është shtetasi Zef Markaj, ndërsa viktima tjetër nuk është identifikuar ende.

I plagosuri është shtetasi Gjon Markaj, vëlla me viktimën. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
(ma.ar/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment