Monday, December 31, 2012

Kush u nda e kush u bashkua

Tani do të marrim vesh se cilat kanë qenë ndarjet dhe bashkimet e çifteve më të famshme të estradës sonë. Mos të harrojmë që ka pasur mjaftë lëvizje këtë vit, e sidomos sa i përket ndarjeve. Ne kemi sjellur vetëm disa prej tyre:
Ndarja e Rozit me Kreshën-Ata veq se ishin lidhur dhe publiku ende nuk dinte asgje, thashethemet cilësoheshin si spekulime, janë munduar që lidhjen ta mbajnë larg kamerave, deri në natën finale të ''Këngës Magjike''. Por lidhja e tyre zgjati vetëm 1 vit duke mos dhënë as edhe një sqarim më të vogël. Fansat e Kreshës nuk ishin të kënaqur me këtë lidhje edhe për faktin se Rozi ishte më në moshë për Kreshën. Thuhet se kur një lidhje përfundon, nëse ka pasur dashuri gjithmonë, njëri sigurisht se do të del i lënduar, e në kë të rast u mendua se Rozi i kushtoi këngë Kreshës në ''Këngën Magjike 2012'' ''Ti s'ke zemër''. Kresha nuk ka komentuar asgjë, vetëm se e vlerëson si këngëtare shumë të mirë.
Dafina lë Krenarin, bëhet me Ledrin , duke u larguar edhe prejt tij më vonë- Këto kanë lëvizjet e Dafinës, nga përfundimi i një lidhje , në krahët e lidhjes tjetër, bilez u përfol edhe se përgjatë lidhjes së parë kjo veq se kishte filluar lidhjen edhe me Ledrin. Ka qenë lidhja që ka bërë më së shumti bujë, ndoshta se të dy këngëtarët cilësoheshin shumë simpatikë nga fansat, edhe pse këta të fundit ende besojnë se ata e vazhdojnë edhe më tej lidhjen. Lidhja e tyre nuk zgjati shumë, Dafina mori valixhet dhe u largua drejt SHBA-ve për të marrë veten pas gjithë këtyre përjetimeve.
Vesa pranon se është në lidhje me Big Bastën-  Edhe pse ata e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre të dashurisë për një kohë, ata nuk duruan më. Çifti tashmë është fejuar dhe janë duke i shijuar momentet më të mira të lidhjes së tyre.
Adrian Gaxha kthehet prapë me Luanën- Çifti ishte ndarë gjatë këtij viti, duke bërë që të bashkohet prapë pas këngës së Adrianit dhe Florianit ''Ngjyra e kuqe'' që bëri bujë të madhe. Thuhet se edhe Floriani ka ndikuar në përafrimin e lidhjes së çiftit.
Linda Halimi pranon lidhjen me Big D- Megjithëse i dashuri i Lindës është me ngjyrë. Çifti e ka pasur  mjaftë të vështirë që ta pranojë lidhjen dhe të dal hapur para të gjithëve. Linda është krituar mjaftë shumë edhe prej fansave , por që si duket ajo ka vendosur dhe është e dashuruar marrëzisht me Big D me të cilin ajo është e martuar ligjërisht dhe bashkëjeton. Çifti jeton në Prishtineë/10minuta/


No comments:

Post a Comment