Monday, December 31, 2012

E Hënë, 31.12.2012 Shekulli Print Radar Jetë Thellë Trup & shpirt Kulturë Kosova Kreu Lajmi i fundit Politikë Kronikë Ekonomi Opinion Kosova Rajon Botë Sport Teknologji Soft Letra Jahjaga e Thaçi bisedojnë për arritjet e Kosovës në 2012-n

PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi patën sot një takim në të cilin bashkëbiseduan për punën dhe aktivitetet, që zhvilluan gjatë këtij viti, për arritjet e Kosovës në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe për aktivitetet, bashkëveprimin dhe koordinimin institucional gjatë vitit 2013.
sIPAS rtv 21, Presidentja dhe Kryeministri e mirëpritën fillimin e punës së kontrollit të menaxhimit të kufirit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, duke e konsideruar këtë një sukses të përbashkët dhe një zbatim të standardit evropian në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe që ndihmon vendet e rajonit në rrugën e integrimeve evropiane dhe paqen e stabilitetin.
/Shekulli Online/M.A./

No comments:

Post a Comment