Sunday, December 30, 2012

Hipertensioni dhe kanceri po mbysin kosovarët

Hipertensioni dhe kanceri po rrezikojnë jetën e kosovarëve. Gjatë 2012-së është shënuar rritje e pacientëve të prekur nga hipertensioni dhe sëmundja e kancerit. Mjekët dhe farmacistët deklarojnë se sëmundja e cila mori jetë të kosovarëve është kanceri në përgjithësi me llojet e tij, por dhe infarkti në zemër dhe goditja në tru.
Këto dy të fundit krejt si pasojë e hipertensionit apo siç njihet shtypja e lartë e gjakut -permanente mbi arterjet, që po shfaqet çdo ditë dhe më shumë te qytetarët, e po merr edhe jetë të të rinjve. Gati të gjitha moshat po preken nga këto sëmundje që edhe janë të kushtueshme për shërim.
Kardiologjia private në Kosovë është vërshuar nga maqedonët dhe turqit, mjekët e të cilave shtete po kërkohen nga banorët e Kosovës edhe në spitalet shtetërore maqedone e turke si dhe ato private të këtyre shteteve, ndërsa për trajtim onkologjik më e përshtatshme dhe e afërt me xhepin e kosovarëve po mbetet Shqipëria.
Mirëpo, për të kufizuar sëmundjen, medikamentet mjekësore janë të parat që kërkohen nga pacientët, e dera e shpëtimit është farmacia. Farmacistët theksojnë se pas hipertensionit dhe kancerit, vijnë në radhë dhe diabeti, pastaj epilepsia, si sëmundje për të cilat u shiten më shumë barnat gjatë vitit 2012.
Barnat e hipertensionit më të shiturat
Barnatoret kosovare nuk janë të frekuentuara me shumicë vetëm gjatë sezonit dimëror kur gripi shfaqet më shumë te qytetarët si pasojë e ftohjes apo viruseve të ndryshme që shkaktojnë gripin, si dhe asaj verore kur në “trend” janë barkqitjet për shkak të ushqimit të pakontrolluar. Të dhënat e barnatoreve dëshmojnë se gjatë tërë muajve të vitit, medikamentet mjekësore që kërkohen më shumë janë ato për hipertension.... (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Gazetës “Zëri”)

No comments:

Post a Comment