Monday, December 31, 2012

Ushqimi që ju bën ta harroni urinë

Në luftën kundër kilogramëve të tepërt çdoherë pengesë bëhet uria. Madje, uria është ajo që ju bën të hiqni dorë nga shumica e dietave. Sidoqoftë, për t’ju ndihmuar sadopak në tentimet tuaja për të humbur ndonjë kilogramë të tepërt, po ua prezantojnë një mori ushqimesh që do t’ju ndihmojnë të zvogëloni urinë, dhe të cilat nuk ndikojnë në shtimin e peshës.
Uji
Një gotë ujë dhe një pritje 10 minutëshe është një prej opsioneve për ta zbutur urinë tuaj. Uria do të zhduket, ose së paku do të zvogëlohet.
Perimet e gjelbra
Lakra, brokolli, sallata e gjelbër etj., kanë aq pak kalori sa nuk i vlen as të përmenden – ndërsa mund t’ju ndihmojnë që ta lëni për më vonë racionin e ushqimit.
Mollët
Përmbajtja e mollës ndikon në zbutjen e urisë. Mollët po ashtu vënë në lëvizje hormonet që ndikojnë në oreksin tuaj dhe nuk ju lënë të teproni me ushqim.
Bananet
Bananet ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe kanë sasi fare të vogël të yndyrës. Një banane mesatare ka 90 kalori, ndërsa ju bën të ndjeheni të ngopur.
Kafja
Sasia e madhe e kafes do të bëjë të ndjeheni nervoz, mirëpo një filxhan kafe do të përshpejtonte metabolizmin tuaj – dhe do të mënjanonte ndjenjën e urisë.
Qumështi
Edhe qumështi apo produktet e qumështit janë mundësi e mirë për të zbutur urinë tuaj – sidomos preferohen për gjininë femërore.
Në kombinim me aktivitete të ndryshme fizike, që nxisin rezervat tuaja yndyrore të shndërrohen në sheqer, këto ushqimedo t’ju ndihmojnë të kapërceni ndjenjën e urisë – ose së paku të zbusni atë. /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment