Thursday, December 27, 2012

Migrena, si mund te evitoni dhimbjen

Keni dhimbje të shpeshta koke? Akoma nuk keni arritur të kocpetoni termin e sëmundjes tuaj? Doktoret ju kanë thënë që vuani nga migrena por nuk keni asnjë informacion të saktë se si mund t’a trajtoni ose të parandaloni efektin e rëndë që ajo shkakton kur shfaqet? Më poshtë do t’ju paraqesim disa këshilla se si mund të kujdeseni për veten tuaj që të evitoni sadopak dhimbjen e madhe që shkakton emigrena.

Këshilla për të evituar dhimbjen! Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës. Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve. Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale. Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambientë më lagështirë.


shqiperia.com

No comments:

Post a Comment