Thursday, December 27, 2012

Ja pse interneti i ben keq shendetit

Varësia ndaj internetit është një shqetësim mendor i njohur dhe pranuar nga psikiatrit tashmë prej shumë vitesh. Po kjo mund të mos jetë simptoma e vetme. Sajti Insurance.com ka publikuar së fundmi një grafik informues i cili përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes: A i bën keq shëndetit interneti?, ku flet në fakt për një sërë sëmundjesh që mund të kenë si shkak pikërisht atë.

Sipas të dhënave statistikore, janë 3 miliardë persona në botë që lidhen në internet. Nëse rrjeti do të ishte një shtet, atëherë do të renditej si ekonomia e pestë më e madhe në botë (përpara Gjermanisë). Gjithashtu, një në shtatë njerëz ka një profil në Facebook. Bëhet fjalë pra, për një fenomen shumë të përhapur, por jo pa efekte anësore. I pari dhe më i njohuri është ai i tipit psikologjik:

Vlerësohet se 5-10 për qind e përdoruesve të internetit ka krijuar një varësi të vërtetë ndaj tij dhe një në 3 përdorues mendon se interneti është i rëndësishëm po aq sa uji dhe buka.
Sipas disa studiuesve, ekziston edhe një lidhje mes mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit, që godet veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, dhe depresionit.

Po edhe trupi i ndjen efektet e kohës që kalojmë në internet.

Në 30 vitet e fundit, pra qëkurse kanë filluar të përdoren kompjuterët personalë, numri i të rriturve që kanë nevojë për syze është rritur nga 25% në 41,6%. Veç kësaj, qëndrimi i gabuar dhe për një kohë të gjatë para kompjuterit shkakton probleme në shpinë dhe në shtyllën kurrizore.

Por kompjuteri dhe interneti mund të kenë edhe efekte negative në jetën tonë.

Ndodh që kalojmë më shumë kohë përpara kompjuterit se sa në gjumë dhe 1 në 10 prindër pohon se fëmija i tij ka shfaqur probleme me buliminë ( një fëmijë që shfaq probleme bulimie është shumë më i ekspozuar ndaj aktit të vetëvrasjes se sa një bashkëmoshatar i tij që nuk i ka shfaqur këto probleme).

Ndërkohë, sa i përket Facebookut, përhapja e të cili është e jashtëzkonshme, nëse i referohemi SHBA-ve konsiderohet si një faktor që ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes bashkëshortëve dhe në rreth 20% të rasteve është shkaktar i divorceve.

shqiperia.com

No comments:

Post a Comment