Sunday, December 30, 2012

Rroga e kancelares Angela Merkel, 17.000 euro

FRANKFURT - Paga mujore e kancelares gjermane, Angela Merkel, është 17 mijë euro, dhe kjo është shumë pak, ka vlerësuar kandidati i socialdemokratëve  (SPD) për kancelar në zgjedhjet e ardhshme, Peer Steinbruck.

Në Gjermani kancelarët fitojnë shumë pak krahasuar me shumë punë a profesione të tjera, të cilat nuk kërkojnë edhe aq përgjegjësi. Në Rajna Vestfalinë veriore thuajSE secili drejtor banke fiton më shumë se kancelaria”, ka deklaruar Steinbruck për Frankfurter Algemajne Zontagscajtungu (FAS), transmeton “Koha Ditore”.

Me këtë deklaratë, kandidati i SPD-së për kancelar në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, që do të mbahen në shtator të 2013-tës, sërish ka “lëkundur shpirtrat” në opinion dhe në radhët e partisë së tij.

Para disa javësh kishte dalë në publik e dhëna se, Steinbruck gjatë tre vjetëve të kaluara për 90 ligjërata të mbajtura në ndërmarrjet dhe shoqatat gjermane ka fituar 1,2 milionë euro. Ish-kancelari gjerman dhe kolegu partiak i Steinbruckut, Gerhard Schroder ka deklaruar se kancelarët në Gjermani fitojnë mjaftueshëm dhe se “janë të paguar në mënyrë përkatëse”.
/Shekulli Online/M.A./

No comments:

Post a Comment