Sunday, December 30, 2012

Rihanna e zemëruar: Rita Ora po më kopjon

Më parë e kishte toleruar, por tani ajo është vërtetë e zemëruar pasi, sipas burimit, “Rita po i bën për vete fansat, duke kopjuar trukun e saj të vjetër”. Këngëtarja e njohur, Rihanna nuk ndjehet mirë, që ylli i ri Rita Ora “po inspirohet” nga ajo. Një paraqitje e kohëve të fundit në qilimin e kuq ka dhënë sërish shkas për zemërim.
Sipas blog-erit amerikan, Perez Hilton, të transmetuar nga Albinfo, “Rihana ka shpërthyer nga inati, kur ka parë që Rita Ora kishte veshur në spekatklin WMA  një fustan, që dukej krejt si ai që kishte pasur Rihanna në vitin 2010. Kur Rita sapo e kishte filluar karrierën, Rihanna mendonte se do të dukej shumë e vogël, çikërrimtare, nëse do ta akuzonte për kopjimin e lukut të saj. Por tani ajo është vërtet e zemëruar, pasi, sipas burimit, “Rita po i bën për vete fansat, duke kopjuar trukun e saj të vjetër”.
Rihanna nuk ishte ndjerë mirë edhe kur kishte parë Rita Orën të performonte me një ombrellë dhe në disa raste të tjera. Por këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora nuk dëgjon për vërejtjet cikërrimtare. Ajo ngadalë, por sigurt, po bëhet përditë më e suksesshme. Në shkurt të vitit që vjen ajo fillon turneun e saj të radhës.

/Shekulli Online/M.A./

No comments:

Post a Comment