Sunday, December 30, 2012

Si të mbahet trupi i shëndoshë gjatë dimrit

Kur jashtë bën ftohët të gjithë më me dëshirë qëndrojmë në dhomën e ngrohtë sesa të vrapojnë në shi dhe borë. Por, kjo nuk do të në ndihmojë që të ndihemi më mirë fizikisht dhe psikikisht. Prandaj nutricionistja parisiene, Juliette McGannon, këshillon lexuesit se si të ruajnë mendjen dhe trupin e shëndoshë gjatë dimrit.

E para, harroni letargjinë dimërore. Gjatë dimrit trupi ynë i tregon trurit që është ftohtë dhe që ka nevojë për më shumë yndyra. Prandaj në muajt e dimrit hamë më shumë, dhe sigurisht grumbullojmë kilogramët e panevojshëm.

Ndiejmë nevojë më të madhe për ushqimin me shumë sheqer, i cili në sistemin biokimik në trup vepron njëjtë si droga. Juliette McGannon është e bindur se si bora “shtyn” trurin për të konsumuar çokollatë. Për ata që nuk mund ta kontrollojnë këtë, plani më i mirë është që tërësisht të ndërpritet ngrënia e ëmbëlsirave, por edhe ushqimet tjera me shumë yndyra dhe alkool. E dimë është vështirë, por ia vlen të provohet.

Në vend të ushqimit të pashëndetshëm mbushuni me acidet yndyrore të mira omega 3, si edhe me vitaminë D, e cila njëkohësisht redukton rrezikun nga kanceri i gjirit dhe zorra e trashë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Omega 3 gjendet në acidet yndyrore, si salmoni, sardelet, tuna, harenga ose skumbri.

Përveç ushqimit, i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Prandaj, në vend se të rehatoni nën batanije, dilni në shëtitje ose vraponi nëpër shkallë nëse e keni shumë ftohtë jashtë. Lëvizja do të gjenerojë formimin e endokanabinoideve kimike pozitive të cilat ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

Gjatë muajve të dimrit e rëndësishme është të ruani edhe shëndetin e lëkurës suaj. Qasja holistike është më e mira, dhe kjo nënkupton mbajtjen e lëkurës të freskët përbrenda. Vetëm pas kësaj lëkura do të duket mirë edhe nga jashtë. Pini shumë ujë dhe çaja bimorë, por shmangni ujin e rubinetit, i cili përmban kimikate si klori. Kundër tharjes së lëkurës më të mira janë kokrrat Goji dhe Wolfberry, të cilat kanë  veçori antioksidative dhe terapeutike. Ndërsa në fund vijnë maskat për fytyrë të cilat i përdorni një herë në javë për heqjen e qelizave të vdekura./koha.net/

No comments:

Post a Comment