Saturday, December 29, 2012

Princesha suedeze martohet me bankierin njujorkez

Oborri mbretëror suedez njoftoi ditë më parë se princesha Madeleine dhe fejuari i saj, Christopher O'Neill, do të martohen më tetë qershor të vitit të ardhshëm. Vajza më e re e mbretit, Karl Gustav XVI dhe mbretëreshës Silvia është e fejuar me bankierin 38-vjeçar nga New Yorku, me prejardhje britanike, Christopher O'Neill."Dasma e princeshës Madeleine dhe Christopher O'Neill do të mbahet të shtunën, më tetë qershor të vitit 2013 në kishën e pallatit mbretëror në Stokholm", shkruante në një deklaratë të oborrit mbretëror suedez.

Përfaqësuesi i familjes mbretërore suedeze, Bertil Tenerte deklaroi se dasma e princeshës Madeleine do të jetë më modeste sesa dasma e motrës së saj, Victoria, e cila është martuar dy vjet më parë në Stockholm të Suedisë.

Princesha 30-vjeçare Madeleine është fëmija i dytë i mbretit Gustavi i XVI dhe trashëgimtarja e katërt e kurorës suedeze. Ajo dhe fejuari i saj jetojnë së bashku në New York.

Vajza më e madhe e mbretit, pretendentja e fronit, princesha Victoria (35) u martua në qershor të vitit 2010 me ish-mësuesin e saj të edukatës fizike, Daniel Westling. Victoria dhe Madeleine kanë një vëlla, 33-vjeçarin Carl Philip.

koha.net

No comments:

Post a Comment