Friday, December 28, 2012

Njeriu që përqafohet me gjarpërinjtë

Ky burrë në Manila të Filipineve ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri kinez të Gjarprit. Burri është fotografuar duke përqafuar gjarpërinjtë e tij pitonë, mes tyre janë edhe një piton albino burmez.
Pitonët burmezë njihen si gjarpërinjtë më të gjatë në botë. Ata mund të arrijnë mbi 7 metër gjatësi dhe peshojnë deri në 90 kg. Këta gjarpërinj jetojnë zakonisht nëpër pemë. Ata janë notarë shumë të mirë, në disa raste të aftë për të qëndruar nën ujë deri në 30 minuta.
Duke qenë se kanë një shikim të dobët, ata orientohen përmes receptorëve kimikë në gjuhën e tyre për të kapur gjahun, të cilin e mbysin me trup duke e shtrënguar.


gazeta-shqip.com

No comments:

Post a Comment