Sunday, December 30, 2012

Një francez fiton 101 milionë euro në loto

Derisa një pjesë e konsiderueshme e botës e priste në ankth 21 dhjetorin e këtij viti, shkaku i paralajmërimeve për kiametin, kjo datë qëlloi të ishte me fat të madh për një qytetar të Francës, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues të eurolotos dhe do t’i marrë saktësisht 101 milionë e 835 mijë e 641 euro, sa ishin mbledhur në fondin e “Euro Milion’s”.
Si transmeton portali Albinfo, këto para mjaftojnë për blerjen e 2.5 tonë ari. Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë. Çmimi rekorde në Francë ishte 169 837 010 euro dhe ajo ishte fituar më 13 nëntor 2012. Lotoja “Euro Milion's” luhet në nëntë shtete evropiane: Francë, Britani të Madhe, Spanjë, Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë dhe Austri./kosovasot/

No comments:

Post a Comment