Friday, December 28, 2012

Mediat serbeshohi misin e Shqiperise si favorite te "Miss Universit"


Adrola: Dua të bëhem arkitekte  Diana: Unë, producente e filmave horror

Spektakli i bukurisë ‘’Miss Universe’’ ka mbledhur në një vend bukuroshet e shumë vendeve nga mbarë bota, për natën finale që do të mbahet së shpejti në Las Vegas, ndërkohë që bukuroshet shqiptare kanë dhënë dhe informacionet e para mbi veten te faqja zyrtare www.missuniverse.com, duke kërkuar votën për t’u zgjedhur si më e bukura e universit. Këtë vit atje kemi dy shqiptare. Adrola Dushi (19) e lindur në Rrëshen, ndërsa në interesat e saj hyjnë noti, kërcimi, shoppingu, modelimi dhe filmat. Për momentin ajo është studente në Universitetin Europian të Tiranës në degën Komunikim & Marrëdhënie me publikun. Nëse një ditë do të fitonte një punë, ajo do të bëhej arkitekte.

“Familja ime ka influencën më të madhe në jetën time, sepse ata kanë qenë gjithmonë pranë meje, duke më mbështetur në çdo hap që kam bërë në jetë dhe karrierë”, thuhet në rrëfimin e Adrolës, e cila gjithashtu ka dhënë dhe tre interesa të saj në të cilat thotë se idhull ka Naomi Campbell, dhuratën më të shtrenjtë e ka nga gjyshja, si dhe është e preokupuar për problemet në botë. Nëse do të takonte ndonjë personazh të njohur, do të donte të ishte Naomi Campbell. Dhurata më e shtrenjtë për të është një monedhë e vjetër e dhuruar nga gjyshja. Sipas saj, problemet më të mëdha në planet sot janë papastërtia dhe ngrohja globale.

Në anën tjetër, një bukuroshe që këtë vit përfaqëson Kosovën në këtë spektakël bukurie, është vajza nga Mitrovica, Diana Avdiu (19). E lindur në Mitrovicë, jeton me prindërit dhe vëllain e saj të vogël. Interesat dhe hobi i saj është modelimi, leximi dhe filmat. Për momentin është studente në Fakultetin e Artit, ndërsa shpreson që një ditë të bëhet regjisore/producente e dramave dhe filmave horror. Në rrëfimin e saj për mediat atje, Diana tregon se: ”Dhurata më e shtrenjtë e jetës së saj është një gjerdan i dhuruar nga gjyshja. Mendon se problem kryesor i viteve të fundit është ngrohja globale”.

Ndërkohë mediat e ndryshme kanë filluar të lakojnë favoritet për kurorë. Kështu, bukuroshja shqiptare e cila përfaqëson vendin tonë në ”Miss Universe”, Adrola Dushi, është nxjerrë si favorite kryesore për të fituar kurorën e këtij spektakli. Provat për spektaklin e madh kanë filluar që ditën e martë (11 dhjetor), derisa finalja do të mbahet më 19 dhjetor (e mërkurë), dhe qendrat e bastit tashmë kanë vënë edhe favoriten e këtij spektakli, që është Adrola Dushi. Madje si favorite këtë të fundit e kanë nxjerrë edhe mediat serbe. Njëra nga revistat më të njohura të show-bizit atje, ”Scandal”, shkruan se konkurrentja shqiptare është shumë e favorizuar në krahasim me përfaqësuesen serbe, Branislava Mandiç.

vip.shqiperia.com

No comments:

Post a Comment