Saturday, December 29, 2012

Këshilla për fytyrë të bukur

Gjëja e parë që një person vëren tek ju është fytyra juaj.Fytyra juaj është pasqyrë e personalitetit tënd. Me një bollëk të produkteve të bukurisë që janë në dispoziocion në treg si dhe me qëndrimin prej  e bukur ''përgjithmonë'' edhe mund të jetë e mundur, por këto produkte kimike qojnë larg rrezatimit natyror të lëkurës suaj.
Mund të mbështeteni në disa këshilla për bukuri natyrore , për një lëkurë të përsosur dhe ngjyra të ndezura të fytyrës, si më poshtë:
Këshilla e parë: Si rregulla e parë për një fytyrë të bukur ende mbetet, pastrimi i fytyrës, tonifikimi si dhe hidratimi i përditshëm. Ndotja dhe pluhuri qojnë në bllokimin e poreve duke shkaktuar krijimin e puçrrave.Pastrimi i fytyrë dy herë në ditë do të pengojë shfaqjen e puqrrave, ndërsa tonifikimi dhe hidratimi i japin shkëlqim fytyrës.
Këshilla e dytë:Ju gjithashtu mund t'i jepni një pamje të mirë fytyrës suaj duke aplikuar tranguj me qumësht në fytyrë tre herë në ditë.
Këshilla e tretë: Domatet kanë veti të mëdha anti-oksidante. Për një lëkurë pa rrudha, ju mund të aplikoni domate në fytyrën tuaj,bëjeni këtë çdo mëngjes.
Këshilla e katërt: Për lëkurë me pamje të natyrshme dhe pa puqrra, mund të përgaditni një qull me përzierje lëng shalqi dhe lëng limoni. aplikojeni këtë gjithmonë para se të bëni dush.Kjomasë le të qëndrojë në lëkurë për rreth 10 minuta.
Këshilla e pestë: Nëse keni lëkurë të thatë dhe të ashpër të fytyrës,mund të përgadisni  një qull nga sasi të barabartë em përmbajtje prej: kungulli, kastraveci dhe shalqi. Përzieni  me krem qumështi dhe aplikojeni atë në fytyrën tuaj. Lëreni pastaj të thahet për lëkurë të butë dhe ngjyra të ndezura.
Këshilla e gjashtë:Uji dhe gjumI i mirë janë janë faktorët  për një bukuri natyrore të fytyrës. 10-12 gota ujë në ditë dhe gjashtë deri në tetë orë gjumë çdo ditë është thelbësore për lëkurën tuaj për të rigjallëruar dhe riparimin e indeve të dëmtuara./10minuta/

No comments:

Post a Comment